Këshilli i Pakicës Shqiptare të Zarës përmes kryetarit të tij, Anton Dedaj, ju uron të gjithë Shqiptarëve të Zarës, atyre të Republikës së Kosovës, dhe Shqiptarëve kudo në botë; Gezuar 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Shpallja e pavarësisë shënon të arriturën kulminante dhe momentin më të rëndësishëm në historinë më të re të Kosovës. Pavarësia është kurorëzim i sakrificave dhe punës së shumë gjeneratave ideali i të cilave ishte liria.

Mirënjohje përjetë heronjve dhe luftëtarëve të pavarësisë së Kosovës.

Urime 12 vjetori i Pavarësisë!
Zoti e Bekoftë Republikën e Kosovës!