Diva e operës Shqiptare me famë botërore, Inva Mula dha një koncert madhështor në Zarë më 27 Dhjetor 2019.

Ajo interpretoi në Teatrin Kombëtar Kroat në Zarë, e shoqëruar nga një prej violinistëve më të mirë në botë Olen Cesari dhe pianistit të famshëm Genc Tukiçi.

Në këtë koncert madhështor, në një sallë të mbushur plot me artdashës shqiptarë dhe kroat ishin të pranishëm pothuajse e gjithë elita e qytetit e më gjerë.

Të pranishëm aty isihin kryetari i bashkisë  së Zarës Dr. Branko Dukić, së bashku me bashkëshortën e tij, arbëreshi i njohur, disa herë ministër, ish- deputet dhe disa herë kryetar bashkie i Zarës,  Božidar Kalmeta e plot drejtues të institucioneve të këtij qyteti dhe intelektualë të shquar.

Koncerti u organizua nga Agjensia Kombëtare e Diasporës, Ambasada Shqiptare, dhe Këshilli i Pakicës Shqiptare të Zarës.

Të ardhurat e mbledhura nga ky koncert do të shkojne në ndihmë te viktimave të  tërmetit të fundit në Shqipëri.


Po sjellim ketu një galeri fotografish nga performanca e këngëtares së famshme Inva Mula.