Nje delegacion i Universitetit “Fehmi Agani” te Gjakoves i perbere nga Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, zoti Denis Spahija, Drejtor per Marredhenjet Nderkombetare, dhe nga Prorektori, zoti Lulzim Zeneli, zhvilloi sot me daten 10 Dhjetor 2019 nje vizite pune ne Universitetin e Zares, ne Kroaci.

Anetaret e ketij delegacioni universitar se bashku me  perfaqesuesen e Keshillit te Pakices Shqiptare te Zares, Doc. dr. sc. Arta Dodaj, u priten me kete rast ne nje takim zyrtar nga Prorektori per Marredhenjet Nderinstitucionale i Universitetit te Zares,  Associate Professor Slaven Zjalić, PhD.

Ne takim u diskutua rreth instensifikimit te metejshem te bashkepunimit midis ketyre dy Universiteteve dhe shkembimin e pervojes rreth metodave te mesimdhenjes dhe te rejave te shkences.

Doc. dr. sc. Arta Dodaj, percolli ne kete takim kerkesen e zotit Anton Dedaj, Kryetar i Keshillit te Pakices Shqiptare te Zares, qe studenteve shqiptare te ardhur nga Kosova  t’u jepet mundesia qe ti vazhdojne studimet ne Universitetin e Zares, pasi ato jane pasuri intelektuale me vlere si per Kosoven  ashtu dhe per Kroacine.