Presidenti i Republikës se Shqiperise, Ilir Meta, zhvilloi nje  vizitë shtetërore dyditore në Kroaci, me ftesë të Presidentes Kroate, Znj. Kolinda Grabar-Kitarović.

Me kete rast ai u takua edhe me Kryetarin e Kuvendit Gordan Jandroković, Kryeministrin Andrej Plenković, si dhe me Përfaqësues të Komunitetit Shqiptar.

Takimi i Presidentit Meta me Përfaqësues të Komunitetit Shqiptar ne Kroaci u inicua dhe organizua me mbeshtetjen e Ambasadorit Shqiptar ne Kroaci, Z. Riza Poda si dhe Deputetes Shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj.

Ne kete takim u diskutuan ceshtje qe lidhen me jeten dhe veprimtarine e ketij komuniteti. Anton Dedaj, Kryetar i Keshillit te Pakices Shqiptare te Zares, u tha te pranishmeve ne kete takim, se eshte koha qe me mbeshtetjen e Ambasadorit Shqiptar, Z. Riza Poda, si Deputetes Shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj; dhe perkrahjen e Presidentit Ilir Meta, t’i kerkojme Qeverise dhe Parlamentit Kroat qe Shqiptareve te Kroacise t’u jepet statusi i popullsise autoktone. Kjo nisme, shtoi ai, eshte nje kerkese legjitime, dhe realizimi i saj i ben nder jo vetem Shqiptareve qe jetojne ketu, por dhe vete Kroateve, ne kete kohe zhvillimesh e integrimesh te vrullshme te vendeve tona, dhe te vete Bashkimit  Evropian.

ANTON DEDAJ