Ministri Cakaj takon Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic e zyrtarë te tjerë të lartë Kroatë

Nga ANTON DEDAJ 

Ministri Shqiptar në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme z.Gent Cakaj, gjatë një vizite pune në Zagreb, zhvilloi takime me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, me Nënkryetarin e Parlamentit te Kroacisë z. Rainer, me Kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashteme z. Kovac dhe me Deputeten Shqiptare në Parlamentin Kroat, znj. Ermina Lekaj, Perlaskaj.

Më pas Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj u takua edhe me disa anëtare te Komunitetit Shqiptar që veprojnë në Kroaci.

Ministri gjatë këtyre takimeve kërkoi mbështetjen e Kroacise për celjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë.

Gjatë takimit me disa anëtare te Komunitetit Shqiptar që veprojnë në Kroaci u diskutua edhe për problemet e Shqiptarëve që jetojnë këtu.