Qyteti i Zares ka mbi 2000 Shqiptare. Ky qytet ka shume histori. Para eres sone banohej nga Iliret. Në vitin 1396 nje Shqiptar mendjendritur mberriti ne Zare, me te cilin krenohemi jo vetem ne Shqiptaret por dhe vete Kroatet. Ai eshte Gjon Durresaku.

Universiteti i Përgjithshëm Filozofiko-Teologjik i tipit Studium Generale, u themelua nga urdhëri domenikan në Zarë në vitin 1396. Më saktë, më 14 qershor të vitit 1396, Gjon Durrsaku (Eng: John of Dyrrachium, Croat:Ivan iz Drača) caktohet Rektor i parë i këtij Universiteti. Sot, ky Universitet konsiderohet Universiteti i parë dhe më i vjetri në territorin e Kroacisë. Ky Universitet ka funksionuar deri në vitin 1807 kur u mbyll nga autoritetet Franceze, dhe në vend të tij, në Zarë u hap një Lice me programe studimi nga fusha e kirurgjisë, mjekësisë, kimisë dhe drejtësisë. Liceu në fjalë nuk pati jetë të gjatë pasi, për shkaqe financiare, u detyrua të mbyllej në vitin 1811. Që nga ajo kohë, në qytetin bregdetar të Zarës, kanë funksionuar një varg institucionesh të arsimit të lartë, deri kur në vitin 2002 rifilloi punën e tij Universiteti i Zarës.
Me pas ne Zare vijne Arbeneshet, te cilet janë një komunitet me prejardhje Shqiptare në trevën e Zarës, që flasin dialektin Arbërisht të Gegërishtes.

Përveç Arbëreshëve në Zare jetojnë edhe shqiptarë që mërguan ketu në kohën e pas Luftes se Dyte Boterore si punëtorë sezonalë, kryesisht nga trevat Shqiptarë nën ish-Jugosllavi.

Keta te fundit u vendosen ne Zare diku ne vitet 1950 – 1960. Shumica erdhen nga Kosova dhe hapen ketu dyqane ARI.

Nje pjese tjeter e konsiderueshme shqiptaresh qe u vendosen ne kete qytet dhe hapen embeltore ishin nga trevat Shqiptare te Maqedonise. Bukepjekesit e ketij qytetit erdhen ketu nga trevat e Hasit te Kosoves.

Argjendaret (filigranistet) erdhen kryesisht nga Prizreni, Gjakova, Peja dhe rrethinat e ketyre qyteteve. Bizneset e tyre japin nje kontribut te vyer ne zhvillimin e turizmit ne Zare.

Stolite e punuara prej tyre ne filigran dhe ari, te blera nga turistet ne dyqanet e shqiptareve ne kete qytet jane bere te famshme ne mbare boten. 

Lufta per pavarsine e Kroacise qe nje prove tjeter e vitalitetit te Shqiptareve ne kete qytet. Ata qene ushtare dhe komandante me kontribute te spikatura ne kete lufte, perkrah luftetareve Kroate ne mbrojtejen dhe shtetformimin e Kroacise. 

Shume biznese te shqiptarve te Zares ndihmuan luften per pavarsine e Kroacise me para, buke dhe mjete te tjera.

Tash, pasi kane kaluar me se dy dekada nga kjo lufte dhe Kroacia eshte anetare e Bashkimit Europian, Shqiptaret e Zares jane ne radhen e pare te zhvillimit dhe modernizimit europian te ketij qyteti. Ata me plot gojen mund te thirren “Shqiptaret e Arte te Zares” , pasi nga 41 dyqane ari ne kete qytet 39 prej tyre kane pronare shqiptare. 

Ata jane te “Arte” jo vetem per shkak te ketyre dyqaneve me flori. Ata jane te arte ne te gjitha fushat ku punojne, jane si te thuash Gjon Durresaket e rinj te ketij qyteti. Ne faklutetin filozofik te Zares punojne dy profesoresha shqiptare Prof.Dr. Arta Dodaj dhe Prof. Dr.Teuta Serreqi. Pra shqitaret ne kete qytet jane profesore te zote, doktore, pronare firmash te sukseshme, footbolliste, studente te shkelqyer etj. 

Edhe shqiptaret e ardhur ne keto dy tre vitet e fundit nga Shqiperia dhe Kosova po ndjekin shembullin e shkelqyer te ketyre Shqiptareve qe banojne ketu prej vitesh. Ata po punojne dhe integrohen ne menyre krejt te natyrshme me Kroatet dhe komunitetin Shqiptar te ketij qyteti. Dhe te gjithe se bahku Kroate dhe Shqiptare duke bashkepunuar pa nderprere po kontribojne ne zhvillimin progresiv te ketij qyteti, duke e bere Zaren nje destinacion shume te pelqyer per qindra mijera turiste nga mbare bota.

Anton Dedaj

Kryetar i Keshillit te Pakices Shqiptare te Zares